Me datë 12 Maj 2021, ora 18.00 në MuZEH Lab ju presim për takimin“Përmes rreshtave”-Letrat. Alba Dajlanaj dhe Rei Hodo sjellin lexime të letrave të ndryshme nga Simone De Beauvoir, Mit’Hat Frashëri, Dritëro Agolli e autorë të tjerë.
Ky aktivitet është me rezervim ndaj na konfirmoni praninë tuaj dhe mos harroni të pajiseni me një shtresë a jastëk, pasi do përjetojmë leximet të ulur në dysheme!
