ART – TALK “PËRBALLË PUBLIKUT”

Të lumtur për të nisur së bashku një rrugëtim për artin dhe rreth artit, me të ftuarit e Art -Talk “PËRBALLË PUBLIKUT” 2021-2022. I ftuari ynë i parë është Elton Koritari (kurator), i cili me moderimin e Ph.D. Oltsen Gripshi (historian arti) do të na flasë rreth ekspozitës “Parallel 42: A Circle of Humanity” të Imago Mundi Collection në bashkëpunim me COD-Center for Openness and Dialogue, që qëndron e hapur në Hollin e Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.
Elton Koritari është një personalitet në fushën e kurimit të ekspozitave, ku vlen të përmendim: Kurimin e pavijonit shqiptar në Biennale-n e Arkitekturës në Venecia 2018, Parallel 42: A Circle of Humanity COD-Center for Openness and Dialogue, Hollin e Kryeministrisë 2021 dhe Bashkëthemelues e administrues i EJAlbum. Ai jeton dhe punon midis Tiranës dhe Milanos.. Ndaj ju ftojmë t’i bashkoheni këtij takim kaq të vlefshëm, ku kuratori qëndron përballë publikut, por dhe publiku përballë tij për të njohur artistët e artit bashkëkohor shqiptar si pjesë e Imago Mundi Collection.

E shtunë datë 18 Dhjetor 2021, ora 17:00, ku më bukur sesa në MuZEH Lab.

ART - TALK “PËRBALLË PUBLIKUT”