Old Doors Trail in Durrës
Come and discover the beauty and history of the ancient doors of Durazzo! MuZEH LAB will guide you along this unique path, immersed in local culture and tradition.
Të ndërtosh historinë urbane të një qyteti që nuk ndali ritmet e jetës gjatë shekujve, madje edhe në periudhat më të errëta, është një akt që kërkon përkushtim. Të kuptosh vlerat humane, të mbledhësh histori orale, të takosh pasardhësit e atyre që ndërtuan trashëgiminë arkitekturore të Durrësit, të njohësh historitë njerëzore dhe të analizosh arkitekturën funksionale të banesave për të zhvilluar një vlerë të shtuar për turizmin historiko-krijues të këtij qyteti antik, është një fat dhe një sfidë e madhe.
Dyert e Durrësit nuk janë thjesht pajisje funksionale; ato janë trokitje njerëzish, përqafime familjarësh, soditje oborresh dhe hare fëmijësh. Ato mbartin memorien e panjohur të qytetarëve të rinj, të banorëve të përkohshëm, të turistëve sezonalë dhe të studentëve që kalojnë aty pranë, shpesh pa njohur asgjë për banuesit e tyre. Shtegu i Dyerve gjarpëron në qytetin e vjetër, duke rrëfyer gjurmët, transformimet urbane dhe kaosin arkitektonik. Ai reflekton bashkëjetesën midis së kaluarës sistemike dhe të tashmes tranzitore.