Durrësi Aktiv dhe MuZEH Lab kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në aktivitetin e parë të nismës sonë të re: “Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit” që ka nisur të zbatohet përmes programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.
Nata Poetike e Monumenteve do të mbahet në Ditën e Monumenteve të Hapura më 10 shtator ora 18:00 pranë Torrës Veneciane.
Kjo nisëm synon të ndërlidhë kujtesën kolektive qytetare me trashëgiminë arkeologjike, për të rigjeneruar monumentet kulturore të qytetit të Durrësit, si dhe të sjellë zhvillim dhe mundësi për rritjen ekonomike të tij.
Ju mirëpresim të na bashkoheni dhe të promovojmë qytetin tonë!