Ekspozitë: Histori të pathëna të lidhjes shpirtërore të qytetarëve me monumentet dhe qytetin

Ekspozitë: Histori të pathëna të lidhjes shpirtërore të qytetarëve me monumentet dhe qytetin 🗣

📅 Data: 5 Qershor 2023
⏰ Ora: 11:00 – 21:00
📍 Përballë Torrës Veneciane, Durrës

Ekspozita do të shfaqë një koleksion të larmishëm prej 14 fotografish të qytetarëve, për të treguar historitë që zbulojnë lidhjen e thellë midis individëve dhe monumenteve ikonike të qytetit.

Nëpërmjet imazheve personale, ne synojmë t’i çojmë vizitorët në një udhëtim në të kaluarën, duke ofruar një vështrim të shkurtër në historinë kulturore dhe emocionet e lidhura me Durrësin.

Çdo fotografi përmban një rrëfim unik, duke ndërthurur së bashku përvojat personale dhe trashëgiminë e përbashkët të qytetit tonë.

Shpresojmë të ringjallim një ndjenjë krenarie dhe vlerësimi për monumentet që kanë formësuar identitetin tonë.

_________
“Kur e kaluara takohet me të ardhmen – rivitalizimi i trashëgimisë kulturore të Durrësit” po implementohet nga @durresi_aktiv në partneritet me @muzehlab përmes programit @eu4culturealbania të financuar nga @euinalbania dhe zbatuar nga UNOPS Albania në bashkëpunim me @ministriakultures.

Ekspozitë: Histori të pathëna të lidhjes shpirtërore të qytetarëve me monumentet dhe qytetin