Këtë të mërkurë Qendra MuZEH Lab zhvillon eventin e rradhës të titulluar “Fuqia e rrëfimit”.
“Fuqia e rrëfimit”, e cila ka si synim të nxis një diskutim të hapur rreth instalacionit “KOHA” dhe vetë artistit Oltsen Gripshi.
Ç’pjesë zënë emocionet dhe përvojat personale përballë objekteve? A na ndihmon reflektimi për të depërtuar dhe njohur të pathënat tona?
Numri i pjesmarrësve për këtë event është i kufizuar. Nëse dëshironi të bëheni pjesë na kontaktoni në Facebook ose Instagram për t’ju konfirmuar pjesmarrjen.
