Art-Talk “Përballë publikut”

Me mbërritjen e nëntorit, mbërrin edhe takimi ynë i radhës Art-Talk “Përballë publikut”, ditën e premte datë 4 nëntor, ⏰18:00 në MuZEH Lab me të ftuarën tonë Prof. Dr. Lida Miraj arkitekte, arkeologe dhe restauratore, e cila nën moderimin e historianit të artit Ph.D. Oltsen Gripshi do të prezantoj një temë tepër të veçantë: “Trashëgimia arkitekturore”, të drejtuar në dy kahe, atë të kulturës së memories dhe kulturës së identitetit, apo ruajtjes dhe mbrojtjes së peisazhit të qytetit.

Prof. Dr. Lida Miraj është ndër figurat qendrore akademike në fushën e arkitekturës dhe arkeologjisë në Shqipëri. Ajo është autore e disa monografive të rëndësishme, kërkimeve dhe konferencave shkencore kombëtare e ndërkombëtare të cila hedhin dritë mbi antikitetin në Shqipëri.

Prof. Dr. Miraj është kryetare e Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine, Shoqatë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare te Studimeve Bizantine (AIEB). Anëtare e Këshillit të Europa Nostra, 2012-2022 (Zë i Trashëgimisë Kulturore në Europë, pranë Komisionit Europian, me qendër në Hague, Hollandë). N/Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Inxhinjerëve Konsulentë, Shoqatë anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Inxhinjerëve Konsulentë (FIDIC). Anëtare e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë. Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Arkeologjisë Shqiptare 2004-2005. Aktualisht Prof. Dr. Lida Miraj është pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.

Art-Talk “Përballë publikut”