Art – Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”

Vjeshta përpos ngjyrave të saj, rikthen edhe takimin e radhës së Art-Talk “Përballë publikut” në MuZEH Lab, nën moderimin e historianit të artit Ph.D. Oltsen Gripshi, me një të ftuar tepër të veçantë Andi Tepelena, i cili do të na zhvendosi në një tjetër përmasë të artit, atë të “Ekonomisë së Artit të një qytetit”, ku padyshim pjesë e bashkëbisedimit me të do të shtjellohen edhe disa nën tema si:
1. Ndikimi i një festivali në ekonominë e qytetit;
2. Koncepti i qyteteve krijuese;
3. Roli i aktiviteteve kulturore dhe industrisë krijuese në promovimin e territorit (Oportunitete për Durrësin).

Kjo bisedë është për të gjithë NGO e kulturës, praktikuesve dhe shkruesve krijues, krijuesve të strategjive kulturore, profesionistëve të lirë, atelieve, mësuesve dhe studentëve ku frymëzohen mbi artet dhe trashëgimië si motor zhvillimi për ti shndërruar qytetet tona në qytete krijuese dhe ku profesionet artistike gjejnë aplikim.

Andi Tepelena është diplomuar për Ekonomi dhe
Menaxhim Arti e Kulture në Universitetin Ca’ Foscari të Venecias në Itali. Ai është themelues dhe drejtues i organizatës jo-fitimprurëse Art Kontakt, e cila ka realizuar një mori
aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare, që prej vitin 2003, me aktivitete kushtuar multi-kulturalizmit në Ballkan, që kanë përfshirë koncerte, ekspozita arti, filma, seminare dhe konferenca. Në këtë mori aktivitetesh Andi është gjithashtu organizator i Festivalit Multidisiplinor të Artit Bashkëkohor “Art Kontakt”. Andi Tepelena ka qenë komisioneri dhe kuratori i Pavionit të parë Shqiptar në Bienalen e Artit të Venecias, në vitin 2005 dhe në 2009 bashkë-kurator i projektit “Krossing” po në Bienalen e Venecias. Në 2013 ai themeloi SPK-n, (Skena e Pavarur Kulturore), me qëllimin kryesor që SPK-ja të ngulmoj në krijimin e kushteve të duhura ligjore-ekonomike krahas institucioneve publike dhe të përmirësojë statusin e artistëve sot në Shqipëri.

Art - Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”