Art – Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”

Të lumtur që mbërrijmë në takimin e radhës, në këtë muaj të parë të verës, ku të ftuara do të jenë Anita Huqi dhe Anila Shaqiraj të cilat nën moderimin e Ph.D. Oltsen Gripshi do të na flasin rreth një tematike tepër të veçantë, e cila ka të bëjë me “Artin e mësimdhënies në pedagogjinë Waldorf-Steiner dhe roli i artit në këtë pedagogji”. Nje pedagogji, e cila thekson rolin e imagjinatës në procesin mësimor, duke u përpjekur për integrimin e plotë të zhvillimit intelektual, praktik dhe artistik të nxënësve gjate procesit mesimor.

Anita Huqi, lindur në Durrës në 1981. Anita ka mbaruar studimet e larta për Ekonomi Bankare në 2006 në Siena të Italisë. Në vitin 2012 mbron Masterin për Kontroll të Menaxhimit në Universitetin e Pizës, Itali. Në vitin 2006 ajo rikthehet në Durrës dhe mbas një përvoje profesionale 14 vjeçare në sistemin bankar shqiptar si në Durres dhe Tiranë. Në vitin 2020 ajo vendos të ndërpresë karrierën e saj si bankiere për t’iu kushtuar me kohë të plotë aktivitetit të trashëguar nga familja dhe krijimit të biznesve të reja, siç është ndërmjetësimi mjekësor me Italinë (Aurora Medical Services).

Anila Shaqiraj, lindur në Durrës në 1981. Anila ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Firenze të Italisë në vitin 1999. Gjatë viteve të studimeve ajo u njoh me disiplinën e lashtë kineze të Feng Shui-it për të cilën u diplomua në “Accademia Italiana di Architettura Feng Shui”, në vitin 2014 dhe aktualisht është eksperte e licensuar.
Në vitin 2009 specializohet në fushën e Fashion Design dhe më pas karriera e saj përqendrohet në botën e modës. Anila ka punuar për brand-e si Ferragamo, Balenciaga, MontBlanc, etj dhe aktualisht prej 2015 punon për Maison Gucci si Patern Maker. Njëkohësisht ushtron profesionin e saj si arkitekte si konsulente e Feng Shui.

Anita dhe Anila, shoqe fëmijërie vendosin bashkarisht të studjojnë në Itali dhe gjatë gjithë këtyre viteve kanë ecur paralelisht njëra-tjetrës, derisa në vitin 2021 vendosin të ndërmarrin projektin social më të rëndësishëm të jetës së tyre: sjellja në Shqipëri të pedagogjisë Waldorf, e cila konsiderohet si arti i mësimdhënies dhe pedagogjia e shkollave të së ardhmes. Gjithashtu, që prej një viti po ndjekin bashkë shkollën trajnuese për mësues Waldorf në Colle Val’Elsa, Siena, Itali, me synimin që të sjellin së shpejti këtë trajnim në Shqipëri.

E premte datë 24 qershor, ora 18:30 në MuZEH Lab. 

Art - Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”