Art – Talk _PËRBALLË PUBLIKUT

Të lumtur që mbërrijmë në takimin e tretë të projektit Art-Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”, ku përballë moderatorit Ph.D. Oltsen Gripshi dhe publikut, e ftuara e radhës është Kozeta Kurti. E lindur në Durrës, por me një personalitet poliedrik kombëtar, që ka gjurmën e saj në disa fusha të kulturës dhe komunikimit, si një ndër gatetaret e para të mediave private në Shqipëri, si në Top Media, Vizion Plus, RTV ORA, si edhe në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Prej 24 vitesh jeton profesionalisht midis radios, televizionit, muzikës, teatrit dhe spektaklit, përkthimit dhe trajnimeve. Tema e radhës është “Arti i komunikimit në publik, për menaxhimin e emocioneve dhe ideve”, gjë për të cilën të gjithë ne kemi nevojë në profesionet tona, por mbi të gjitha kjo vlen për ata që artin e kanë kthyer në profesionin e jetës së tyre. Ndaj ju ftojmë të jeni pjesë e këtij takimi sa të veçantë në qasje, aq dhe të atillë në përmbajtje.

E mërkurë datë 02 mars 2022, ora 17:00, në MuZEH Lab.

Art - Talk _PËRBALLË PUBLIKUT