Artist Talk_ Fuqia e Rrëfimit e kohës së Oltsen Gripshi

Ekspozita “KOHA” e artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi vijon rrugëtimin e saj, pas suksesit në takimin e parë Artist Talk, me takimin e dytë “Fuqia e Rrëfimit” në MuZEH Lab nën moderimin e kuratores Dorina Xheraj Subashi. Një takim, i cili ka për qëllimin të sjell më pranë publikut jo vetëm veprën artistike si estetikë dhe si qasje filozofike të artistit, por dhe rrëfimin e tij ndërpersonal përballë publikut, ku secili shtron një pyetje, merr një përgjigje si një mënyrë për të depërtuar brenda qenies së kohës, se çfarë personifikon ajo për atë? Çfarë ngjyre ka koha për artistin? Si e percepton dhe e koncepton ai kohën? A është koha materie fiziologjike për secilin prej nesh?! “Fuqia e Rrëfimit” kërkon të shpërfaqë rrëfimin e artistit si pjesë e një rrëfimi të përbashkët për kohën e shkuar, të tashmen dhe të ardhmen si përbërës thelbësor të vetë ekzistencës së jetës, të parë në shumë përmasa këtej dhe andej të dukshmes fizike aq sa përmes kohës të mund të shkojmë përtej në metafizikën e kohës së artistit.

Artist Talk_ Fuqia e Rrëfimit e kohës së Oltsen Gripshi