Art – Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”

Të nderuar, që në takimin e radhës ART-TALK “PËRBALLË PUBLIKUT”, mirëpresim piktorin dhe historianin e artit Dr. Abaz Hado, i cili nën moderimin e Ph.D. Oltsen Gripshi do të na sjellin magjinë e artit pamor shqiptar në MuZEH Lab, ku secili prej nesh do të njohë më nga afër rrugëtimin zhvillimor të gjinisë së portretit nga fillesat deri në ditët tona. Dr. Abaz Hado lindi në Shijak. Ai është piktor, grafist, studjues dhe menazher arti. Studimet e larta i kreu asokohe në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, për pikturë monumentale dhe më pas mbrojti titullin Doktor i Shkencave në Historinë e Artit Shqiptar. Gjatë karrierës së tij të gjatë ai ka hapur një sërë ekspozitash vetjake dhe pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jasht vendit. Ndër vite Dr. Hado ka mbajtur pozicione të rëndësishme si: Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, zv. Ministër i Kulturës dhe aktualisht është pedagog i Historisë së Artit në një universitet të Tiranës, drejtues i emisionit Art dhe Art në RTSH1, si dhe Drejtor i Galerisë së Arteve Tiranë.

E premte, dt. 6 maj 2022
Ora 18:00

Ku më bukur sesa në MuZEH Lab!

Art - Talk “PËRBALLË PUBLIKUT”